LOADING ...
Jetoni Haxha posted on May 01, 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Në këtë infograf paraqitet, me disa fakte të thjeshta, gjendja e mjerueshme e punëtorëve në Kosovën e qeverisur prej hajnave.

Në 5 vitet e fundit kanë vdekur 95 punëtorë në vendin e punës, e vetëm në 2 vitet e fundit kanë vdekur 31, nga mosha 17 deri në 70 vjeç.

Ky numër i lartë vdekjesh më shumë i ngjan luftës, sesa rastësive. Këtë luftë kundër punëtorëve, atyre që ndërtojnë banesat e shtrojnë rrugët tona, atyre që mundësojnë ushqimin që hamë dhe ekonominë në të cilën rrojmë, kush po e udhëheq?

Bashkëpunimi i ngushtë dhe jo-ligjor mes shtetit e disa bizneseve të mëdha e mundëson këtë situatë tragjike. Mbi 60.000 biznese veprojnë në Kosovë, e vetëm 52 inspektorë punëson shteti për të kontrolluar zbatimin e ligjit në ato biznese. Me një inspektim kaq të dobët, sigurisht që të drejtat e punëtorëve mbeten vetëm në letër, dhe zbatohen po aq sa zbatohet ligji për ndalimin e duhanit.

Kështu punëtorët shpesh punojnë pa mbrojtje e pa siguri, punojnë 7 ditë në javë nga 12 orë dhe paguhen si për 5 ditë nga 8 orë. Nëse punëtori e humb jetën në vendin e punës, familjes i lidhet një “pension” prej 75 eurosh në muaj, një lëmoshë fyese për vlerën e jetës së njeriut.

Çka duhet bërë?

Punëtorët dhe qytetarët e tjerë duhet të bashkohen, për t’i dhënë fund kësaj tragjedie, e për të kërkuar zbatimin e ligjit për të drejtat e punëtorëve. Për këtë gjë ata do ta kenë gjithnjë mbështetjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Organizimi sindikal e shoqëria civile duhet te pavarësohet nga politika dhe nuk duhet të bëjë kompromise. Ndërsa vetë politika duhet të pavarësohet prej bizneseve të mëdha e korporatave, që të mund ta ndalë luftën kundër punëtorëve, e që t’i japë secilit atë që i takon.

0 likes / 0 comments